16:32 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Habit prifti ultra-ortodoks: Vaksina anti-Covid i bën njerëzit “gay”!

Ka befasuar deklarata e një rabini ultra-ortodoks në Izrael, i cili u tha ndjekësve të tij se vaksina anti-Covid i bën njerëzit “gay”.

Mediat vendase citojnë rabinin Daniel Asor duke thëne se e bëri pohimin e çuditshëm gjatë një takimi online. Sipas tij, përpjekjet e imunizimit ishte pjesë e “një komploti dashakeq global” që synon “vendosjen e një rendi të ri botëror”. “Çdo vaksinë e krijuar me pjesëza embrionale shkakton prirje të kundërta tek njerëzit, dhe ne kemi prova për këtë.

Vaksinat merren nga nje substrat embrional; këtë kanë bërë që të ndryshojnë tendencat tek njerëzit”, mësohet të ketë thënë ai. Asor nuk ofroi sakaq prova për pretendimet e veta që shkaktuan menjëherë polemika.

Izraeli po avancon ndjeshëm me vaksinimin. Shteti hebre planifikon që deri në fund të janarit, dy milionë persona t`i marrin të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit. Izraeli po përdor për fushatën e tij të imunizimit vaksinën e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech. Vendi  ka një popullsi prej 9,29 milionë banorësh, e në këto shifra përshihen edhe banorët në Jerusalemin Lindor.