15:25 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Hadërgjonaj thyen heshtjen, falënderon tifozët për mbështetjen

Florent Hadërgjonaj një ditë pas ndeshjes ka reaguar pas humbjes 2:1 ndaj Çekisë me çka edhe u eliminuan nga Kampionati Evropian, ndërsa do ta kenë edhe planin B, me anë të Ligës së Kombeve.

Ai ndër të tjera falënderoi tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme, shkruan Indeksonline.

“Dhamë maksimumin nga vetja jonë, por nuk arritëm atë që deshëm. Gjithsesi e kemi një tjetër mundësi dhe do ta bëjmë të pamundurën për të shkuar në Euro 2020. Faleminderit tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme që na dhanë” – u shpreh Hadërgjonaj në profilin e tij në Facebook.

Kosova do të ndeshet me Anglinë të dielën me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/