Hajdari: Uragani u nis, s’ka sallë që na zë në Drenas

Kandidati i PDK-së për komunën e Drenasit Petrit Hajdari, në tubimin madhështor të partisë në këtë komunë, ka deklaruar se fitorja po vjen dhe se uragani i PDK-së është nisur për të mos u ndalur më.
I emocionuar nga përkrahja e qytetarëve, Hajdari tha se mbështetja që ka marrë nga vendlindja e tij është dëshmia më e madhe e besimit dhe dashurisë që e lidh me Drenasin.
“Nuk ka ndjenjë më të fortë sesa kur flet me ata që të kanë rritë, që të kanë dhënë besim, që të kanë dhënë dashni. Falemnderit njëmijë herë, Drenasi im,” u shpreh Hajdari.
Ai shtoi se pjesëmarrja masive në tubim është sinjali i qartë se PDK është forca kryesore politike në komunë.
“Nuk ka sallë që na zë. Zemra e Drenasit është PDK gjithmonë!”
Në përfundim, Hajdari bëri thirrje për bashkim rreth vizionit të tij për një Drenas të së ardhmes, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e fushatës së tij.