15:19 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj i ofron Guerrinit ndihmën e FSK-së për vërshimet në Itali

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, sot ka pritur Ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerrini.

Haradinaj tha se ai i ofroi Guerrinit ndihmën e FSK-së për vërshimet e fundit në Itali.

Si vend mik dhe anëtare e NATO-s, Italia ka dhënë një kontribut të çmuar për lirinë dhe shtetkrijimin e Kosovës, dhe mbetet një ndër aleatët më të fuqishëm dhe partner në rrugën tonë euro-atlantike. Me Ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerrini, u pajtuam për intensifikim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona, sidomos në fushën e sigurisë, si dhe bashkëbiseduam për situatën e qëndrueshme të sigurisë në vend, rajon dhe më gjërë, me fokus konsolidimin e strukturave tona të sigurisë, konform me politikat e aleatëve tanë perëndimor dhe sipas standardeve të NATO-s. Ministrit Guerrini i ofrova ndihmen e FSK-së për vërshimet e fundit në Itali.

RH

Image may contain: 1 person, sitting and indoor
Image may contain: 2 people, people sitting and indoor