Haradinaj kujton Rugovën: Bashkë arritëm t’i zhduknim ndasitë brenda vendit
Ish-kryeministri Haradinaj ka kujtuar ish-presidentin Rugova me rastin e datës së lindjes së tij. Haradinaj e ka quajtur Rugovën si bashkëpunëtor të ditëve të vështira.
“Me presidentin Rugova ishim bashkëpunëtorë në vitet e para të lirisë, pikërisht atëherë kur kishte sfida e tema me rëndësi nacionale. Bashkë arritëm t’i zhduknim ndasitë e theksuara që ishin brenda vendit. Në ditëlindjen e tij kujtoj idetë, qëndrimet, por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare.
Urime ditëlindja, president”, shkruan Haradinaj në Facebook./Indeksonline/

