10:26 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen, e as unë nuk do të ndalem!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se do të vazhdon ta ruaj territorin e Republikës.

Duke mos precizuar se ndaj kujt ka reaguar, Haradinaj ka thënë se në vendin tonë ende ka mbetje të kasapit të ballkanit, Slobodan Millosheviqit.

“Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do te ndalëm që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu”, ka shkruar ai. /Indeksonline/