22:18 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Përfshirja e PDK-së në qeveri e pashmangshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se përfshirja e Partisë Demokratike të Kosovës në qeveri është e pashmangshme.

“Mendoj që është e pashmangshme. Zgjedhja e presidentit është e pamundur të bëhet të bëhet pa kuorum. Por, LDK është bartësi i koalicionit. Edhe ne jemi në koalicion por përgjegjësia i takon LDK-së. Ose LDK të deklarohet se nuk përfshihet në zgjedhjen e presidentit”.

Haradinaj tha se shkuarja në zgjedhje mund t’i kushtojë shumë Kosovës.

“Dhe tani vendi shkon në zgjedhje dhe kjo mund të zgjatë deri në nëntë muaj. Në këto rrethana më racionale do të ishte kjo. Me qeveri Kosova po e ka të vështirë të bëjë ligjë të marrë para”.

I pari i AAK-së shtoi se në marrëveshje nuk është diskutuar çështja e presidentit.

“Asnjëherë nuk e kemi diskutuar çështjen e presidentit. Nëse dikush fiton presidentin mund të humbë në ekzekutiv. P.sh PDK mund të thotë na jepni vetëm presidentin. Aktualisht nuk kemi marrëveshje tjetër përveç kësaj. Nëse hapen negociatat ne mund të negociojmë, pranojmë ose refuzojmë. Por, përgjegjësia për rritjen e qeverisë i takon LDK-së si lidere e koalicionit”.