09:29 / E Premte, 28 Dhjetor 2018

Haradinaj viziton Drejtorinë e Policisë pas vrasjes së policit Izet Demaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës pas vrasjes së djeshme në Istog të policit, Izet Demaj.

Vrasja e policit në krye të detyrës, Izet Demaj ka prekur të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në nderim të tij, sot kabineti i kryeministrit të Kosovës, ka nisur takimin e mëngjesit me një minutë heshtje në nderim të policit, Izet Demaj.

Demaj u vra dje pasdite nga një person i armatosur derisa po tentonte të kryente një grabitje të armatosur në bankë./Indeksonline/

Mos i humb

Të fundit