07:15 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Harron çantën në shtëpi, ia sjellin me helikopter në universitet

Një helikopter është parë duke ateruar në parkingun e një universiteti në Afrikën e Jugut.

E gjithë kjo përpjekje vetëm e vetëm që t’i sjellet çanta në shtëpi një studenti, të cilën e kishte harruar në shtëpi, transmeton lajmi.net.

Videoja është filmuar në universitetin Vaal në Vanderbijlpark në jug të Johanesburgut, gjatë të premtes së kaluar.

Identiteti i studentit nuk është bërë i ditur ende, derisa miqtë e tij pretendojnë se ai posa ishte futur në objekt e kishte kuptuar se kishte harruar çantën.

Brenda mësohet të kishte pasur fletoren e detyrave, të cilat do duhej t’i dorëzonte atë ditë.

ren e detyrave, të cilat do duhej t’i dorëzonte atë ditë.