13:05 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Haxhi Shala: Votoj pro Qeverisë, më bindën Thaçi dhe Haradinaj

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Haxhi Shala ka thënë se do të votojë pro formimit të Qeverisë së Avdullah Hotit, ani pse dy ditë më parë kishte thënë se nuk do ta votonte këtë qeveri.

Shala ka thënë se ndryshimi i mendjes së tij ka ardhur pasi ishte takuar me presidentin e vendit Hashim Thaçi dhe me ish- kryeministrin Ramush Haradinaj.