75 Mall Live Search
23:57 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / B XH

Hill e vazhdon nesër në ora 9:00 dëshminë në Hagë, çka pritet të ndodh në ditën e tretë?

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill do të vazhdojnë dëshminë e tij edhe të mëkurën në Hagë.

Diplomati amerikan në ditën e tretë të dëshmisë, e cila pritet të fillojë nesër në orën 09:00, pritet t’iu përgjigjet pyetjeve të gjykatësve, raporon IndeksOnline. .

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha në ditën e dytë të dëshmië të Hill se dëshmia e dipolmatit maerikan po shkon “drejt fundit”.

“Jeni afër fundit. Nesër paradite do të jenë pyetjet e gjykatësve. Mbase do të ketë ndonjë pyetje plotësuese prej palëve, por jemi drejt fundit”, tha Smith.

Hill të martën iu përgjigj pyetjeve të Prokurorisë kryesisht, por edhe disa pyetjeve plotësuese të avokatëve. /IndeksOnline/