75 Mall Live Search
17:46 / E Premte, 07 Gusht 2026 / MSH1

Hiti i një dekade, Era rikthen elementin ikonik të “BonBon”

“BonBon” ishte një hit i vërtetë dhe fakti që kjo këngë shpërtheu dhe bëri që Era Istrefi të njihet ndërkombëtarisht, është i pamohueshëm.

Impakti i këngës një dekadë më parë ishte aq i fuqishëm, saqë kënga ende dëgjohet me entuziazmin e njëjtë, raporton IndeksOnline.

Duke paralajmëruar këngën e saj të re, Era ka rikthyer një detaj shumë ikonik të “BonBon-it”.

Artistja ka vënë në qafë pelushin ngjyrë rozë që kishte në pallton në videoklipin e “BonBon-it”, element që e bëri veshjen tejet virale.

Në atë kohë, të kishe një pallto të ngjashme me Erën ishte shumë “badass”.

Fundja, edhe nëse e rikthen si trend këtë pelush, Era e kishte krijuar vet së pari.

@itseraistrefi Bad, bad, bad, bad 💗 #eraistrefi #bad #bonbon ♬ original sound – Era Istrefi