75 Mall Live Search
22:10 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / Gj. Sh

Holanda në telashe, e fton edhe yllin e Series A

Kombëtarja e Holandës është në telashe të mëdha në prag të Kampionatity Evropian.

”Tulipanët” janë përballur me lëndime gjatë fazës përgatitore, shkruan IndeksOnline.

Frankie De Jong e Teun Koopmeiners kanë humbur mundësinë për të luajtur në Euro 2024 për shkak të lëndimeve.

Trajneri Ronald Koeman ka ftuar yllin e Bolognas, Joshua Zirkzee si zëvendësues të Koopmeiners.

Josh Zirkzee do të udhëtojë në Gjermani dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Holandës për Kampionatin Evropian, derisa AC Milan mbetet i bllokuar në bisedime me agjentët e tij për ta nënshkruar atë nga Bologna./IndeksOnline/