09:02 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti, ka një ditë të ngjeshur para vetes, ja 4 pikat e agjendës së tij

Kryeministri i ri i vendit, Avdullah Hoti, pranon sot në mënyrë zyrtare detyrën e tij të re në shtetin e Kosovës.

Pas mbledhjes ceremoniale të Qeverisë së Kosovës, e cila parashihet të fillojë në orën 09:30, Hoti pritet që të vazhdojë ditën me homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Homazhet bëhen në orën 12:00, shkruan Indeksonline.

Më pas kryeministri Hoti, do të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz nga ora 13:00 dhe në orën 15:30, Hoti do të vizitojë Ministrinë e Shëndetësisë./Indeksonline/