00:11 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Hoxha e PDK-së: Nuk përzihemi në formimin e qeverisë së re

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se PDK’ja nuk do të përzihet në formimin e qeverisë së re.

Ajo ka sqaruar se PDK’ja është në opozitë dhe aty do të mbetet.

“Ne e kemi qartësuar pozicionin tonë, nuk përzihemi në biseda për formimin e qeverisë, ne jemi në opozitë”, është shprehur Hoxha.

Por, ajo sqaroi se PDK’ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje.

“Ne gjithashtu jemi të gatshëm të shkojmë edhe në zgjedhje”, ka thënë deputetja Hoxha.

E gjatë kësaj qeverisje, Hoxha thotë se nuk ka pa diçka përveç shkarkimeve.

“Nuk shoh diçka në këtë qeverinë që u rrëzua, gjithçka që kam dëgjuar është ‘shkarkime shkarkime shkarkime’”, shtoi Hoxha.