Humb kontrollin, duke shkruar mesazh në telefon, mbetet pa njërin krah
Një shofer, i cili në momentin kur po i jepte makinës ishte duke shkruar mesazh në tel. , ka humbur kontrollin dhe makina e tij u rrokullis disa herë duke shkaktuar një aksident të tmerrshëm me veturat që vinin nga krahu tjetër.
Si pasojë e aksidentit burri u dëmtua dhe mjekët për ta shpëtuar nga vdekja u detyruan t’ia prisnin krahun.
Kamera e vendosur brenda makinës shfaq momentin kur vetura në Brighton të Sussexit të Anglisë përplaset me shtyllat e tabelave orientuese në rrugë.
Sipas hetuesve të Policisë së Anglisë por edhe shoferit, gjithçka ndodhi si rezultat i shpërqendrimit dhe përdorimit të telefonit derisa po ngiste veturën.
Ai madje ka pranuar publikisht se në ato momente po dërgonte mesazh dhe se nuk e kishte parë çfarë po i dilte përpara, duke bërë që nga përplasja e fuqishme të rrokullisej.
Kjo video është publikuar nga policia si një shenjë ndërgjegjësimi për qytetarët e tjerë të cilët duhet të tregojnë kujdes teksa janë në timon.