09:12 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Humbni kilet e tepërta duke konsumuar vetëm 3 kumbulla të thata në ditë

Tani që po afron vera, kilet e tepërta e aq më keq dhjami, janë një nga gjërat më shqetësuese për njerzit.

Problemet me kilet e tepërta apo ndjesitë e fryrjes janë prezente në jetë e përditëshme të shumë njerëzve. Mbi pesha rrjedh nga një sërë faktorësh që nisin që nga gjenetika deri tek stili i jetesës.

Po kështu mënyrat për t’a parandaluar atë janë të shumta. Megjithëse nuk egziston një formulë magjike për të hequr menjëherë kilet e teperta dhe fryrjen e trupit gjëja më e mirë që mund të bëni është të drejtoheni tek ilaçet natyrale që janë frutat.

Siç dihet kumbullat kanë aftësi të përshpejtojnë tretjen e mirë të trupit dhe të largojnë toksinat prej tij. Kombini i më poshtëm është një lehtësim i shëndetëshëm për organizmin.

Përbërësit

3 kumbulla të thata
200 ml ujë
1 limon

Përgatitja

Këshillohet të merrni kumbullat e thata dhe t’i fusni në një tas të vogël me ujë. Këtë enë futeni në frigorifer gjatë gjithë natës.
Të nesërmen konsumoni kumbullat e thata ndërsa tek uji i mbetur shtrydhni lëngun e limonit.


Konsumojeni këtë pije që në mëngjes apo edhe gjatë ditës. Mund t’a kombinoni këtë pije me një dietë të shëndetëshme ushqimore dhe aktivitet sportiv.


Sigurohuni të konsumoni shumë fibra, proteina dhe yndyrna të shëndetëshme duke hequr dorë nga brumërat dhe ushqimet e konservuara.