75 Mall Live Search
10:49 / E Enjte, 06 Gusht 2026 / OSH

I pashqetësuar dhe pa pranga në duar, pamje nga momenti i ekstradimit të vrasësit të 3-fishtë, Sokol Hoxha 

Kanë dalë pamjet nga ekstradimi nga SHBA-ja drejt Tiranës gjatë ditës së sotme të Sokol Hoxhës, autorit të tri vrasjeve në vitin 1997.

Në pamjet e publikuara nga policia, Sokol Hoxha duket i pashqetësuar në momentin që zbret nga avioni në Rinas, madje nuk ka as pranga në duar.

Aktualisht në ngarkim të tij është vënë një dënim prej 25 vjetësh nga gjykatat e vendit tonë për vrasjen e 2 vëllezërve në Patos, teksa edhe Belgjika e kërkon për të vuajtur dënimin e vrasjes së Brunilda Dervishit.
Pas vrasjes në Belgjikë, ai u largua fillimisht drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe më pas drejt SHBA-së, ku qëndroi i fshehur. shumë vite.