19:07 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

I shënoi supergol, Nainggolan ka dy fjalë për Interin

Radja Nainggolan e ka pranuar se kishte një ndjenjë kënaqësie pas shënimit të golit për Cagliarin në barazimin 1-1 me Interin pasi thotë se u trajtua “si një lodër” nga ish-klubi.

Inter e huazoi Nainggolanin te Cagliari në Gusht të vitit 2019 dhe mesfushori u rikthye për t’i dënuar të besuarit e Antonio Contes në minutën e 78-të.

“Kam shumë respekt për fansat e Interit dhe për ish shokët e mi”, tha fillimisht Nainggolan pas ndeshjes. “Por, ata më trajtuan si lodër”.

“Në njërën anë jam i lumtur për golin, në anën tjetër nuk jam dhe i dëshiroi shokëve më të mirën”, shtoi ai mes tjerash.