15:27 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Ibrahimovic rrezikon karrierën pas lëndimit të cilin pësoi në stërvitje

Zlatan Ibrahimovic nuk e ka nisur mirë stërvitjen pas mbylljes nga pandemia e Koronavirusit.

Suedezi i është bashkuar Milanit për seancat stërvitore në grup, por sipas asaj që ka raportuar “Sky Sport”, ai është dëmtuar gjatë stërvitjes sot në mëngjes.

Sulmuesi suedez do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të vendosur edhe shkallën e dëmtimit, por frika e madhe është se bëhet fjalë për diçka serioze dhe se me moshën e tij, shtatlarti mund të ketë mbyllur sezonin.

Madje raportohet se nëse problemi është tek “Tendina e Akilit”, suedezi rrezikon mbylljen e karrierës./IndeksOnline/