22:33 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Imami kosovar e quan akt të turpshëm dëmtimin e varrezave ortodokse serbe në Lipjan

Edhe Hoxhë Labinot Maliqi, ka dënuar dëmtimin e varrezave ortodokse serbe në Komunën e Lipjanit.

Imami kosovar përmes një postimi të bërë në faqen e tij zyrtare Facebook ka thënë se Kosova është vendlindja jonë e përbashkët, teksa dënojnë çdo akt të dhunës dhe shpërfilljes të integritetit njerëzor, përcjellë Indeksonline.

Ky është postimi i tij i plotë:

E dënojmë fuqishëm dëmtimin e turpshëm ndaj varrezave ortodokse serbe në komunën e Lipjanit. Ne qëndrojmë së bashku dhe solidarizohemi me komunitetin ortodoks në Kosovë për të dënuar këtë akt të tmerrshëm të vandalizmit dhe përdhosjes. Kosova është vendlindja jonë e përbashkët, dhe Islami si fe e paqes, harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare e denon çdo akt të dhunës dhe shpërfilljes së integritetit njerëzor. Ne duhet të qëndrojmë së bashku kundër këtyre veprimeve të racizmit, antisemitizmit dhe islamofobisë.