14:41 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

ISIS afër zhdukjes, SHBA arreston pjesëtarë amerikanë të infiltruar

Dy shtetas amerikanë janë arrestuar në Shtetin Islamik, falë luftëtarëve të mbështetur nga SHBA.

Warren Christopher Clark, 34 vjeç, u arrestua së bashku me një amerikan tjetër gjatë clirimit të fundit nga ISIS-t, tha koalicioni i milicive të njohura si Forcat Demokratike të Sirisë.

I pari kishte nofkën ‘Abu Mohammad al-Ameriki’, ndërsa i dyti ‘Zaid Abed al-Ameriki’.

Vitin e kaluar, një raport nga Programi i Ekstremizmit i Universitetit të George Washingtonit zbuloi se 64 amerikanë kishin udhëtuar në Irak dhe Siri në mbështetje të Shtetit Islamik që nga viti 2011. Kjo krahasohet me mijëra evropianë që u bashkuan me ISIS gjatë të njëjtës periudhë. /IndeksOnline/