11:12 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Istogasja njofton policinë: Një person hyri në banesë dhe më kërkoi para

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një rast të kanosjes në Istog.

Një femër ka njoftuar policinë se një person i panjohur ka hyrë në banesën e saj dhe e ka kërcënuar duke i kërkuar para, shkruan IndeksOnline.

Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se një person i panjohur ka hyrë në banesë e saj dhe e ka kanosur me thikë duke i kërkuar para, pasi viktima nuk ka pasur para për ti dhënë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, njofton policia e Kosovës./IndeksOnline/