12:13 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ja kur do të filloj Milani fushatën kualifikuese të Europa League

Me verdiktet e lidhura me Europa League, që u vulosën pikërisht një javë përpara fundit të sezonit, kjo është fotografia e tre italianëve që marrin pjesë në edicionin 2020-21.

Milan do të fillojë nga raundi i dytë kualifikues: shorti më 31 gusht dhe 17 shtator turi i tretë kualifikues me ndeshje të vetme. Në 24 shtator ndeshja e vajtjes në playoff dhe në 1 tetor ajo e kthimit.

Në rast se kuqezinjtë kapërcejnë të gjitha pengesat, do të arrinin Napolin dhe Romën në fazën e grupeve: të dy ekipet kanë sigurinë e paraqitjes së tyre në shortin që do të hidhet në 2 tetor në Athinë, duke qenë skuadrat me koeficientin më të mirë.

Europa League e vërtetë do të fillojë në 22 tetor. Finalja është planifikuar për 21 maj 2021 në Gdansk.

Kujtojmë që Napoli dhe Roma kanë ende një shans për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve, në rast se ekipi i Gattusos dhe Fonsecas do të tonin turneun maksimal kontinental në të cilin ata janë akoma në garë: Europa League dhe Champions.