14:24 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ja nga e mori letrën Albin Kurti, për marrëveshjen sekrete të Thaçit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë shtypi ka treguar se nga i erdhi në duar letra e marrëveshjes sekrete të presidentit Hashim Thaçit, shkruan IndeksOnline.

Kurti ka treguar se këtë letër të nënshkruar nga ish-kryeministri në atë kohë, Thaçi, nuk e ka gjetur në zyrë të kryeministrit.

Por në duar e Kurtit kjo letër erdhi nga një zyrtar i NATO-s.

“Unë letrën e marrëveshjes nuk e kam gjetur në zyrën e kryeministrit. Më është dhënë nga një zyrtar i NATOS-s ndaj të cilit jam falënderues.

Duke falënderuar NATO-n e morën letërkëmbimin”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, Kurti sot ka këtë marrëveshje e ka cilësuar si shkelje flagrante e presidentit Thaçit dhe ka kërkuar që organet e drejtësisë ta hetojnë këtë rast./IndeksOnline/