20:33 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Ja pse Manuel Neuer nuk po vazhdon kontratën me Bayernin

Zbulohet arsyeja se përse Manuel Neuer nuk po rinovon kontratën me Bayern Munich dhe është gjithmonë e më pranë largimit nga kampionët e Gjermanisë.

Sipas gazetës prestigjoze Bild, Neuer i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2021 me Bayernin nuk po rinovon pasi ai kërkon një kontratë të re me kohëzgjatje 5-vjeçare, ndërkohë që drejtuesit bavarezë duke parë edhe moshën e tij 34-vjeçare, i ofrojnë një kontratë 3-vjeçare.

Shkaku i dytë i tensionimit të raportit mes palëve qëndron te paga e lartë që synon të përfitojë Neuer nga kontrata e re plot 20 milionë euro, shifër kjo e papranueshme nga Bayerni.

Mesa duket gardiani i kombëtares gjermane, nga marrëveshja e re kërkon të sigurojë të tashmen por edhe të ardhmen kur të ketë varur këpucët në gozhdë, por gjasat janë që Neuer të mos rinovojë dhe madje të largohet nga bavar