13:06 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Jahjaga kërkon të ruhet mjedisi, të shtohen hapësirat e gjelbra

Ish-presidentja Aifetet Jahjaga i është bashkuar iniciativës së Komunës së Prishtinës për mbjelljen e fidanëve dhe drunjve në kuadër të Javës së Gjelbër që ka nisur të hënën.

Me këtë rast Jahjaga ka kërkuar që të ruhet mjedisi e të shtohen hapësirat e gjelbra.

“Uroj Komunën e Prishtinës. Iu kam bashkuar kësaj iniciative të javës globale për të mbjell fidanë, ku këto vit me radhë po bëhen organizimeve nga komuna e Prishtinës, për të përçuar mesazhin për neve si qytetarë që duhet të kontribuojmë në ruajtjen e ambientit dhe rritjen e vetëdijes për gjeneratat e reja”.

Drejtoresha e Parqeve, Fatime Hajdari, ka falënderuar Jahjagën që i ishte bashkuar kësaj iniciative. Ai ka sqaruar se janë  mbjell 50 fidanë dhe do të vazhdojë me aktivitete të tjera gjatë javës.

“Ne për gjatë gjithë vitit organizojmë aksione të tilla simbolike për të shënuar javën e gjelbra, por edhe për t’iu treguar qytetarëve të na bashkëngjiten në aksione të tilla. Kësaj radhe kemi pasur fatin të kemi personalitete të njohura siç është ish presidentja Jahjaga, e cila në çdo aktivitet tonin nuk ka ngurruar të jetë pjesëmarrëse”, ka thënë Jahjaga.