10:41 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Jonida Maliqi me dedikim emocionues për babain

Jonida Maliqi është një këngëtare mjaft e talentuar, që rrugëtimin e saj në muzikë e ka filluar shumë heret, që në vitin 1995, për të vazhduar edhe sot, shkruan Indeksonline.

Ajo gjithnjë ka sjell këngë të mira për publikun, duke mbajtur një standart të qëndrueshëm në karrierën e saj si këngëtare.

36- vjeçarja Jonida, tashmë është një nënë e vetme, pasi është ndarë nga burri me të cilin ka një djalë.

Ajo së fundmi ka uruar babain e saj për ditëlindjen, duke i dedikuar fjalë të bukura me këtë rast.

 “Babushi im qofshim përherë kështu si në foto, sepse në prehrin tend ndihem gjithnjë e sigurt dhe e lumtur. Të dua sa ska fjalë për ta përshkruar. U bëfsh 100 vjeç!” , kanë qenë këto fjalët e këngëtares dedikuar babait.

Ajo gjithashtu ka publikuar fotografi të babait me djalin e saj, duke shkruar : “Dashuritë”. /Indeksonline/