14:48 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / C E

Juventusi e merr me të mirë Ronaldon, e zgjedh lojtarin më të mirë të sezonit

Juventusi fitoi titullin e Serie A për të nëntën herë radhazi por dështoi në Kupë dhe në Ligën e Kampionëve.

Këtë sezon që përfundoi me shkarkimin e Sarrit, Zonja e Vjetër ka zgjedhur Ronaldon si lojtarin më të mirë, shkruan Indeksonline.

Kjo zgjedhje bjer në kundërshtim me Serie A, që zgjodhi Dybalën si lojtarin e sezonit në Itali.

Kjo më shumë duket zgjedhje taktike e drejtuesve të klubit për të marrë më të mirë portugezin që duket se po kërkon largimin.

Juve e bleu Ronaldon dy vite më parë nga Real Madrid për 100 milionë euro. /IndeksOnline/