18:11 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kalaja e Vushtrrisë sërish në shfrytëzim të një biznesmeni

Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve ka vendosur që përkohësisht t’ia jap në shfrytëzim Kalanë e Vushtrrisë, biznesmenit Mentor Salihu.

Njëra nga organizaotrët e protestës “Mos ma prek Kalanë!”, Leonora Aliu ka thënë se ky është vendim i turpshëm dhe në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Vushtrrisë.    

“Përkundër reagimeve e protestës qytetare herën e fundit kur pati një tentim të tillë nga daja i kryetarit të atëhershëm të komunës, Bajram Mulaku. Prokuroria e shtetit pati nis hetim asokohe madje. Në emër të qytetarëve dhe organizatorëve të protestës “Mos ma prek Kalanë!”, bëjë thirrje për veprim të institucioneve të ligjit për mbrojtjen e monumentit tonë të trashëgimisë kulturore”, ka shkruar ajo, ku ka postuar edhe vendimin e Institutit.