14:13 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kam gjetur dashurinë 10 vite pasi më ka vdekur gruaja, por vajzat e mia nuk po e pranojnë atë

Po më thyhet zemra se vajza ime e rritur nuk do të pranojë partneren time të re.

Gruaja ime vdiq gati dhjetë vjet më parë. Martesa jonë zgjati 33 vjet, por nuk ishte ndër më të mirat.

Unë jam vërtetë i dashuruar tani për herë të parë.

Kam takuar një grua të mrekullueshme në internet dhe kurrë nuk kam qenë kaq i lumtur apo nuk jam ndjerë kaq i dashur.

Unë jam 66 vjec dhe ajo është një e ve 62 vjece. E di që do të jemi të ashuruar derisa njëri prej nesh të vdes, për të cilën shpresoj të jetë pas një kohe të gjatë.

Djali im mendon se ajo është e mrekullueshme, por vajzat e mia janë shprehur kundër kësaj dashurie të re në jetën time.

Ato janë të dyja në mesin e të tridhjetave.

Ato e kanë takuar disa herë, por nuk duan ta shohin më.

Nuk mund të flas për të nëse ato janë aty. Po më vranë kjo gjë.

Djali im përpiqej të fliste me to, por nuk kishte asnjë efekt.

Përgjigje:

Nuk është problemi që ajo nuk i pëlqen atyre, por fakti që ti je i lumtur me dikë që nuk është nëna e tyre po i brengos ato.

Kini durim me vajzat e juaja.

Tregoni atyre se i doni ato dhe shpresoni në me kohë, ato të jenë të lumtura që ju keni gjetur dashurinë./Indeksonline/