75 Mall Live Search
18:24 / E Diele, 16 Gusht 2026 / G T

Kampioni e nis frikshëm, e deklason Llapin europian

Skuadra e Dritës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Superligë.

Kampioni aktual fitoi me rezultatin e thellë 5:3, shkruan Indeksonline

Golat për “Intelektualët” i shënuan: Hajdin Salihu, Blerim Krasniqi, Igball Jashari, Raddy Ovouka dhe Besnik Krasniqi.

Kurse për skuadrën e Tahir Batatinës i shënuan: Fiton Ademi dhe Elvir Gashijani.

Me këtë fitore, skuadra e Ardian Nuhiut shkon në kuotën e tri pikëve./Indeksonline/