Katy Perry “shokon” me postimin e fundit në vaskë, ushqehet me pulë
Katy Perry ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa momente nga prapaskenat e një prej projekteve të saj, duke tërhequr vëmendjen me një skenë mjaft të veçantë.
Në postimin e saj, këngëtarja shfaqet në një vaskë me ujë, ndërsa një burrë kujdeset për të dhe e ushqen me copa pule, shkruan Indeksonline.

“Pjesët e ‘Watch It Burn’ që jam e sigurt se të gjithë po prisnit t’i shihnit… Tama duke më ushqyer me copa pule në një vaskë”, shkruan Perry në përshkrimin e publikimit.

Këngëtarja ka publikuar disa pamje nga kjo skenë, duke u dhënë fansave një tjetër vështrim nga prapaskenat e projektit. Postimi ka marrë menjëherë reagime nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale./Indeksonline/

