10:11 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kendall Jenneri, një nga modelet më atraktive në botë

Modelja e njohur botërisht, Kendall Jenner, ndryshe njihet edhe si motra e Kim Kardashianit.

Format e saj trupore dhe bukuria që ka, i kanë mundësuar asaj të jetë një nga modelet më të kërkuara dhe më atraktive në botë, shkruan Indeksonline.

Ajo së fundmi është parë në “Madison Square Garden” ku ishte për të përcjell një ndeshje në hokej.

Kendalli u pa e veshur me plot shije e stil, duke dëshmuar edhe një herë pse ka epitetin e një prej modeleve më të mira.

Kujtojmë se 24- vjeçarja, është motra e Kylie Jennerit, e cila njihet si një nga miliarderet më të reja në moshë. /Indeksonline/