12:57 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Këngët që duhet t’i dëgjoni këtë verë

Vera 2019 ka qenë mjaft e pasur me hite deri më tani. Yjet e estradës janë mjaft aktiv në lansimin e hiteve të reja.

“Kiss-kiss”, “Rio”, “Mem” janë vetëm tri nga hitet që Ledri Vula e ka “bombarduar” skenën me këto hite.

“Tela” nga Kida e Ermali poashtu është një nga “bombat” e verës.

“Zemër” nga Dhurata Dora po dëgjohet mjaft dhe është një nga hitet e mëdha të kësaj vere.

Tayna s’i ndahet hiteve dhe sukseseve.”Caliente” ka marrë shumë klikime e vëmendje në tregun muzikor.

Dafina dhe Lumi B poashtu kanë bërë vete shumë fansa me hitin e tyre.

Rikthim të fuqishëm në skenë ka patur edhe Meda me lansimin e disa këngëve. S’i zakonisht, Meda është mjeshtër për hite.

Tejet aktiv dhe i suksesshëm ka qenë edhe Blero me “6 copë jetë”.

I pathyeshëm në estradë dhe i veçantë në stilin e tij ka qenë Sefë Duraj me lansimin e katër këngëve që poashtu po dëgjohen këtë verë./Indeksonline/