17:22 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Këto janë fjalët e para të Thiagos pas zyrtarizmit si lojtar i Liverpoolit!

Skuadra e Liverpoolit ka firmosur kontratë me mesfushorin spanjoll, Thiago Alcantara.

Alcantara, pas shtatë viteve të arta te Bayerni, ka vendosur për një aventurë të re, ku nga sot ai do të jetë futbollist i kampionit të Premierligës, shkruan IndeksOnline

Ai pasi firmosi kontratë 26 miionëshe, tha se ndihet i lumtur që u bashkua me Liverpoolin  dhe tifozëve të “The Reds” i premton se do të fitojë tituj.


“Kur vitet po kalojnë, ju përpiqeni të fitoni sa më shumë që të mundeni – dhe kur të fitoni, ju doni të fitoni edhe më shumë. Unë mendoj se ky klub përshkruan atë që unë jam – Unë dua të arrij të gjitha qëllimet, të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur”.

“Unë mezi pres të filloj këtu dhe të përshatem me klubin. Unë besoj se tifozët nuk janë më të lumtur se sa unë që tani ndodhem këtu”, tha Alcantara pas prezantimit të tij si futbollist i Liverpoolit.