20:45 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

KF Drenica letër të hapur Bekim Jasharit

Kryesia e klubit nga Skendeaji . FC Drenicës ka lajmëruar se ka dhënë dorëheqje gjatë ditës së sotme.

Mirëpo faqja në Facebook, KF Drenica i ka dërguar një letër të hapur kryetarit të ri të Skenderajit, Bekim Jashari.

Ata kanë kërkuar që FC Drenica të jetë njëri nga prioritetet e tij gjatë këtij mandati.

Kjo është letra e tyre drejtuar të parit të Skenderajit:

Letër publike drejtuar kryetarit të ri të komunës sonë zotëri Bekim Jasharit

I nderuari kryetar zotëri Bekim Jashari

Së pari na lejoni të ju urojmë festën e flamurit 28 nëntorin, dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

I nderuari kryetar po ju drejtohemi në emër të faqes KF Drenica ( faqja e Facebook ) e cila çdo herë ka qenë pranë klubit KF Drenica dhe ka informuar tifozët për çdo gjë rreth klubit KF Drenica.
Duke qenë se edhe më herët keni qenë pjesë e klubit KF Drenica, klub ky që ka rëndësi të veçantë për qytetin e Skenderajt dhe është krenaria e këtij qyteti, e ndjemë të nevojshme të ju drejtohemi përmes këtij shkrimi.

Se pari dëshirojmë të ju informojmë që kryesia e deritanishme që ishte në menaxhimin e KF Drenica ka dhënë dorëheqjen, duke e lënë klubin në një gjendje të mjerueshme në të gjitha aspektet, me mijëra eruo borgje ndaj lojtarëve dhe stafit teknik, dhe me një gjendje të mjerueshme të infrastrukturës, gjë për të cilën raportuan të gjitha mediat sportive në Kosovë, dhe ajo që shfaqej në video ishte më të vërtetë e turpshme të shihej. Ajo kryesi tashmë janë e shkuar dhe shpresojmë që mos të kthehen asnjëherë në krye të klubit.

Ne si faqe por edhe në emrin e tifozëve dhe shumë sportistëve të këtij qyteti, po ju drejtohemi ju si kryetar tashmë i zgjedhur i Skenderajt, dhe një njeriu që vjen nga një familje që ka sakrifikuar edhe gjënë më të shtrenjtë për këtë vend, dhe një njeriu që ky qytet i beson shumë dhe ka shumë shpresa tek ju.

Kërkesat tona janë të thjeshta për që kërkojnë një angazhim të madh nga shumë faktorë.
Ne kërkojmë nga ju zotëri kryetar që në momentin që do të merrni edhe zyrtarisht mandatin e kryetarit të komunës së Skenderajt, të vendosni në top prioritetet sportin dhe në veçanti klubin KF Drenica.

Kërkojmë që të gjendet zgjidhja më e mirë për klubin, dhe që menaxhmenti i ardhshëm i klubit të jenë njerëz kompetente, dhe që njohin mirë fushën e sportit, por jo vetëm, një klub modern duhet të jetë i depolitizuar, dhe me njerëz me parime dhe që janë meritor, të cilët vijnë edhe nga nga fusha tjera përveç sportit siç janë: menaxhimi, marketingu, financat, juristë dhe fushave tjera.

Pasi kërkesat për financimin e një ekipi në superligën e Kosovës tashmë janë rritur dukshëm, kërkojmë nga ju që të shfrytëzoni autoritetin që keni dhe të ofroni pranë klubit sponzor që janë në gjendje të kontribuojnë më mjete financiare, pasi që bugjeti i komunës që ndan për sportin të gjithë jemi të vetëdijshëm që nuk është i mjaftueshëm.

Kërkojmë që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që përmirësohet gjendja infrastrukturore e klubit, e cila është edhe pika më e ndjeshme por e cila është më e rëndësishmja në një klub. Kjo është mirë të bëhet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me ministrinë e sportit dhe federatën e futbollit, pasi kjo kërkon mjete të mëdha financiare dhe komuna dhe kushdo që do vije në krye të klubit nuk do të ketë mundësi që të rregullojnë këtë qeshtje të vetëm.
Keto ishin disa nga pikat që ne mendojmë që janë si më rëndësishmet, shpresojmë që nuk ju kemi shqetësuar.

Më respekt faqja KF Drenica.