22:54 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Khloe Kardashian harron tradhtinë e ish të dashurit, më e motivuar se asnjëherë

Ylli televiziv, Khloe Kardashian ka qenë pjesë shtypit rozë në javët e fundit, pas tradhtisë që ish i  dashuri i saj, Tristan Thompson ia bëri.

Por duket se tradhtinë e ish të dashurit të saj ajo e ka lënë pas, transmeton Indeksonline.


Ajo ka publikuar një fotografi pikërisht në ditën që Thompson feston ditëlindjen e tij.

Khloe në fotografinë e postuar shihet pranë veturës së saj, ku kishte shkruar: “E fokusuar dhe e motivuar”.

Në shumicën e komenteve ishte përmendur emri i Tristan dhe e kishin pyetur atë se pse nuk ia ka uruar ditëlindjen. Ylli televiziv së shpejti pritet të publikoi një foto sesion me vajzën e saj, True./Indeksonline/