18:45 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Kjo është data kur do të hapen çerdhet në Kosovë

Qeveria në detyrë ka miratuar sot propozimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia për shfuqizimin e vendimit të mëparshëm për masat anti-COVID’19.

Vitia para kabinetit qeveritar të cilët ishin të pranishëm ka propozuar që nga data 1 qershor të bëhet hapja e çerdheve për moshat 0 deri në 5 vjeç, transmeton Indeksonline.

Në këtë mbledhje, Vitia kërkoi të shfuqizohet vendimi i datës 26 mars. Poashtu ministri Vitia ka propozuar të bëhet rikthimi në shkolla nga data 15 qershor e deri më 30 qershor i nxënësve të klasave të nënta.

Vitia po ashtu tha se lejohet të organizohet edhe testi i maturës, ai i arritshmerisë, të lejohet organizimi i provimeve dhe lejimi i orëve praktike./Indeksonline/