13:08 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kjo është kafja më e shtrenjtë në botë, përpunohet nga jashtëqitja

Kopi Luwak është kafja më e shtrenjtë në botë.

Ajo është kafe që përpunohet nga jashtëqitja e “Asian Palm Civet”, një gjitar i vogël që duket si një përzierje mes një maceje dhe rakuni, shkruan Indeksonline.

Çmimet e saj shkojnë nga 35,60, 100 e deri në 600 dollarë.

Kopi Luwak prodhohet kryesisht në ishujt indonezianë të Sumatra , Java , Bali , Sulawesi , dhe në Timorin Lindor.

Related image

Origjina e kopi luwak është e lidhur ngushtë me historinë e prodhimit të kafesë në Indonezi .

Kjo kafe ka shije unike, është më pak e hidhur se sa kafet tjera dhe ka një aromë të këndshme.

Prodhuesit indonezianë të kafes kanë pohuar se kjo metodë prodhon kafen me shijen më të mirë në botë.

Që nga viti 1990 ka një kërkesë të madhe për këtë specialitet unik të kafes. Shumica e klientëve janë aziatikë, veçanërisht ata me origjinë nga Japonia, Kina dhe Koreja e Jugut.

Kopi është fjala indoneziane për kafe. Luwak është një emër lokal i “Asian Palm Civet” në Sumatra./Indeksonline/