23:44 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kjo video tregon më së miri pse Leo Messi luan i vetëm te Argjentina

Lionel Messi ishte figurë frustruese në barazimin 1-1 të Argjentinës me Paraguain në Kupën e Amerikës, të enjten.

Pasi barazoi nga pika e penalltisë në minutën e 57-të, ylli i Barcelonës bëri gjithçka që mundi për ta fituar ndeshjen.

Por nuk ia doli dhe kjo nënkuptoi se “La Albacieste” qëndron në vendin e fundit në tabelën e Grupit B dhe tani po përballet me eleminim nga kompeticioni, nëse nuk e mposht Katarin të dielën.

Madje edhe në minutën e 94-t Messi po mundohej të bënte çdo gjë të mundur për ta siguruar fitoren – por e njejta nuk mund të thuhet për bashkëlojtarët e tij.

Pamjet tregojnë Messin krejt i vetëm në mes të fushës me top përballë katër kundërshtarëve. Bashkëlojtari i tij më i afërt është 30 metra larg.

Messi nuk pati zgjidhje tjetër pos të mundohej e të kalonte të gjithë, por eventualisht e humbi topin