75 Mall Live Search
19:26 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Klea Huta dhe Elgit Doda së shpejti prindër, zbulojnë gjininë e foshnjes

Klea Huta dhe Elgit Doda shumë shpejt pritet të bëhen prindër për herë të parë.

Moderatorja dhe këngëtarja ka zgjedhur një ide interesante për të zbuluar gjininë e bebit që do sjellë në jetë.

Huta ka mbledhur momente nga më të ndryshmet, duke filluar nga dita kur ka marrë vesh lajmin se është shtatzënë e deri tek shpërthimi i tullumbacës ku zbulon se ajo dhe Elgiti po bëhen prindër të një djali.

https://youtu.be/9HXl4P4NtqM?t=168

Çifti nuk bën dasmë me të ftuar, por udhëtuan drejt Marrakech ku dhe realizuan një set fotosh, ku Klea u shfaq me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Elgiti me kostum të zi.