22:57 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kokën lart djelmosha, ju jeni bijtë më të mirë të Kosovës

Kosova sonte i dha fund ëndrrës për një kualifikim direkt në ‘Euro 2020’. Humbja ndaj Çekisë sonte në Plzen ishte fatale për kombëtaren tonë.

Por, përkundër që humbëm, djemtë e kombëtares prapë duhet të ndihen krenar. 

Edhe pse kemi humbur, këta djelmosha arritën që emrin e Kosovës ta dërgojnë në majat e futbollit.

Dëshpërimi ishte gjëja e fundit që djemtë më të mirë të Kosovës e merituan.

Ëndrra nuk ka mbaruar, kualifikimin do ta kërkojmë përmes  ‘Ligës së Kombeve’. /Indeksonline/