11:43 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kompania ndërtimore nis punimet në 6 të mëngjesit në Fushë – Kosovë, shqetësohen banorët

Fushë-Kosovëa vazhdon të krijojë kaos urbanistik.

Dhjetëra ndërtesa shumëkatëshe nisin të ndërtohen thuajse çdo ditë, në këtë vend ku interesimi për të banuar është shumë i madh, kjo për shkak të afërsisë me kryeqytetin, shkruan Indeksonline.

Madje, kompanitë e ndërtimit, përveç cilësisë që shpesh është vënë në dyshim, punët që kryejnë shpesh ndotin ambientin, por dhe pengojnë lëvizjen e qytetarëve.

Dhe, jo vetëm kaq. Një kompani ndërtimi, sipas një qytetari, ka nisur sot punën që në orën 6 të mëngjesit, ndërsa ai ka thënë se kjo po vazhdon për ditë të tëra dhe po shqetësohen./Indeksonline

Këto janë pamjet të publikuara në një faqe në Facebook: