10:03 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës: Mos i parko veturat në vendpunishte, ndryshe ato konfiskohen!

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të mos parkojnë veturat në vendpunishte, ndryshe ato do të konfiskohen.

Në njoftimin e bërë nga Komuna thuhet se janë duke punuar në rregullimin e hapësirave të parkime në lagjet e Prishtinës, më konkretisht te rruga “Qamil Hoxha” dhe “Ilaz Kodra” në lagjen “Dardania”, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Në disa lokacione në qytet jemi duke punuar në rregullimin e hapësirave të parkimeve të lagjes.

Parkimi te rruga “Qamil Hoxha” në qendër dhe “Iliaz Kodra” në “Dardani” janë dy prej tyre, prandaj lusim banorët që t’i largojnë veturat dhe të mos parkojnë në vendpunishte.

Në të kundërtën, detyrohemi që të i konfiskojmë veturat.

Falënderojmë banorët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, në mënyrë që punimet të realizohen në afat të planifikuar.