09:51 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Prizreni, ka blerë mbi 67 mijë euro materiale higjienike

Gjashtëdhjetë e shtatë mijë e shtatqindë e tetëdhjetë e pesë euro i ka kushtuar Komunës së Prizrenit furnizimi me material shpenzues higjienik, shkruan IndeksOnline.

Këtë tender e ka fituar operatori ekonomik nga Prizrenit, OE-NP “ENARD”.

Sipas kontratës, ky operator do ta furnizojë me material shpenzues higjienik për nevojat e Komunës, Prizrenin për 36 muaj.

E gjithë kjo nuk i ka kushtuar pak buxhetit të kësaj komune, pasi që do të shfrytëzojnë mbi 67 mijë euro për këtë furnizim./IndeksOnline/