12:07 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Konfirmohet mungesa e yjeve të Kosovës kundër Suedisë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndeshjen miqësore kundër Suedisë pa yjet kryesorë të saj.

Në një konferencë shtypi, që u mbajt sot, menaxheri i Kosovës, Bajram Shala konfirmoi raportimin e Indeksonlinet, se 12 janari nuk është datë zyrtare e FIFA-së për ndeshje, andaj shumica e futbollistëve nuk do të lejohen nga klubet për t’u grumbulluar.

Andaj, “dardanët” për duelin miqësor me Suedinë, do të ftojnë lojtarët e tjerë kryesisht nga Skandinavia, Superliga e Kosovës dhe vende të tjerat që pauzojnë nga futbolli gjatë dimrit.

/Indeksonline/