17:43 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / C E

Koreja e Veriut bojkoton ndeshjet e Kupës së Botës, në ato kur luajnë “armiqtë” e tyre

Transmetuesit e Koresë së Veriut kanë vendosur të bojkotojnë ndeshjet e Kupës së Botës “Katar 2022”, në ndeshjet që luajnë vendet që ata i konsiderojnë si “armiq”.

Sipas “KBS World TV”, në Korenë e Veriut nuk do të shfaqet asnjë ndeshje që luan Koreja e Jugut, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FIFA tashmë po përballet me një valë të madhe kritikash për vendimin e tyre që Katari të organizojë Kupën e Botës të këtij viti.

Me kritika të njëjta shtëpia më e madhe e futbollit mund të përballet sërish, në rast se Koreja e Veriut merr të drejtën e organizimit të ndonjë ngjarjeje futbolli.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, javë më parë deklaroi tha se ishte i hapur që Koreja e Veriut të presë Kupën e Botës në të ardhmen.