15:44 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kosova dhe Greqia vendosin themelet e bashkëpunimit në transport

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, është pritur sot në takim nga homologu grek Christos Spirtzis, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e infrastrukturës dhe transportit.

Spirtzis i ka propozuar ministrit Lekaj, themelim të komisioneve punuese për punë të përbashkëta në dikasteret që ata udhëheqin dhe marrëveshje mes ministrive, në fushën e aviacionit civil, transportit të njerëzve dhe mallrave dhe në fushën e hekurudhave.

Nga ana e tij, ministri Lekaj ka shprehur gatishmërinë për nisjen e këtyre procedurave, duke filluar me përcaktimin e ekipeve teknike.

Të dy ministrat janë pajtuar se njohja e shteteve është procedurë formale që po vonohet, meqë popujt janë të afruar mes vete dhe zyrtarizmi i bashkëpunimeve është më se i nevojshëm.