23:19 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Kosova luan me këtë formacion kundër Bullgarisë

Dy futbollistët kosovarë të Zurichut, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli jishin në dyshim për tu paraqitur në ndeshjen e parë kualifikuese kundër Bullgarisë.

Megjithatë, pas stërvitjes së fundit gjërat kanë ndryshuar. Kryeziu dhe Kololli pritet të jenë në formacionin startues të trajnerit Bernard Challandes, shkruan Indeksonline.

Besar Halimi dhe Leart Paqarada që ishin startues në ndeshjen me Danimarkën pritet të nisin ndeshjen nga banka rezervë. Ndërsa pjesa tjetër e ekipit mund të mos preket.

Ky është formacioni i mundshëm i “Dardanëve” për ndeshjen me Bullgarinë.

Kosova: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Kololli, Kryeziu, Shala, Rashica, Celina, Zeneli, Muriqi. /Indeksonline/